Ju duket sikur nuk po gjeni çmimin e duhur për shërbimin që kërkoni? Jeni një biznes i vogël ose një organizatë dhe ju duhen materiale promovuese apo asistencë grafike për eventin tuaj? Dhe po kërkoni një shërbim të mirë dhe çmim të arsyeshëm???
Ju mirëpresim në Studio Grafike GLA, ku do të gjeni jo vetëm shërbimin a produktin e kërkuar, por përkushtimin për të arritur rezultatin që doni. Gjithashtu edhe konsulencë për efektivitet dhe cilësi në shërbim.
Mund t’ju asistojmë në një rang të gjerë shërbimesh dhe produktesh, duke filluar me fotokopje e printime të thjeshta e deri në kombinime të ndryshme të llojit të letrës dhe ngjyrave, me dizenjimin dhe printimin e materialeve të ndryshme promovuese si broshura, fletëpalosje, revista, stikera, foto xhepi, çertifikata, etj. e gjithashtu edhe me printime e faqosje librash. Nëse do ta keni nevojën, mund t’ju shërbejmë madje edhe me regjistrimin e numrit serial ISBN për librin tuaj. Me kënaqësi ju ofrojmë çmimin më të lirë për sasi të vogla printimi dhe për sasi të konsiderueshmë, mund të biem në kompromis. Gjitçka vetëm për t’ju shërbyer ju dhe për të qënë të sukseshëm, ju dhe ne.
Synimi ynë nuk është që të jemi një studio grafike më shumë në Tiranë, por të ofrojmë shërbimet tona për biznese të vogla dhe organizata në çmimet më të arsyeshme për shërbimin e kërkuar. Në të tillë mënyrë i shërbejmë komunitetit, njerëzve dhe kombit.