Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua me 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të madh, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot, pas 15 vjetësh në tregun shqiptar, ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klienteve të saj.
Tirana Bank është antare e Piraeus Bank Group dhe operon në bashkërendim me objektivat dhe synimet e Grupit, për të qënë lider në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet, por ruan me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qënë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Shumë prej bizneseve në Shqipëri e shohin Tirana Bank, si një pikë mbështetje të përhershme, për të investuar dhe zhvilluar me tej biznesin e tyre.