Kompania ARSTL Group e ka filluar suksesshëm aktivitetin e saj që nga viti 1998 dhe përbëhet nga tre firma të mëdha e konkretisht nga:
1.Arseni shpk, themeluar në vitin 1998.
2.TL-08 shpk, ka filluar aktivitetin në vitin 2008.
3.GAMM 2012 shpk, kompania më e re, e themeluar në vitin 2012.
Aktiviteti kryesor i kompanisë është distribucioni i një game të gjerë produktesh si lëngje frutash, ujë, pije energjike, birra, artikuj ushqimorë, detergjentë etj, në tregun shqipëtar, ku mbulon me prezence mbi 75% të territorit Shqiptar.
Fillimet e kompanisë kanë qenë në Shkodër ku edhe ndodhen akoma zyrat qëndrore të saj,konkretisht në Superstradën Shkodër-Hani i Hotit, Km 6.