Jurist/Kordinator projekti ligjor dhe administrativ
Qyteti :
Tirane
Adresa:
Rezidenca Kodra e Diellit
Tipi i punes:
Me orar te plote
Eksperienca:
Mbi 5 vjet
Konktakti :
0672005115
Data e Fillimit :
08-03-2017 08:50 AM
Data e perfundimit :
16-03-2017 08:50 AM
Përshkrim :
Kompania Agikons, lider në ndërtimim dhe zhvillimin e rezidencave, shpall pozicionin vakant “Jurist/Kordinator projekti ligjor dhe administrativâ€.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-në e tyre në hr@agikons.com, duke shënuar edhe pozicionin për të cilin aplikoni.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 16 Mars, ora 10:00 am
Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Detyrat/Përgjegjesite
• Duhet të dijë të ndjekë proçese të ndryshme administrimi si psh: Proçesi për Leje Ndërtimi, Proçesi për Leje Shfrytëzimi, Proçesi për Hipotekim të Pallateve apo Rezidencave, Verifikimin Hipotekor të Pronave të Ndryshme, dhe të gjitha proçedurat e tjera që shoqërojnë ndërtimin e një objekti.
• Duhet të ketë njohuri të posaçme në ligjet proçeduriale si dhe eksperiencë për
përgatitje të dokumentave për seancat gjyqesore; shkrim të padive, ankimeve, prapësimeve, kërkesave dhe përgjigjieve për klientët. Duhet të ndjeke negociatat për marrëveshje dhe pjesëmarrje në gjyqe.
• Ndjekje të negociatave për marrëveshje dhe pjesmarrje në gjyqe
Kualifikime/ Kërkesa
• Të ketë mbaruar shkollën e lartë, Fakulteti i Drejtësisë.
• Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.
• Të ketë eksperience pune në marrëdhëniet me institucionet: Bashki, Komuna, Hipoteka, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Rajonal dhe Kombëtar, Cez, Komisariate Policie, Gjykata dhe Institucione të tjera shtetërore.
• Të njohë shumë mirë dokumentacionin ligjor të pronave.
• Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office etj.
• Të ketë njohuri të Gjuhes Angleze
• Të ketë aftësi të zgjidhjes së problemeve me përgjegjësi dhe efektivitet