Mercato Italia pjesë e MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, po kërkon një punonjës për Departamentet e saj:
Ndihmës Pasticier
Qëllimi: Prodhimi i produkteve të ndryshme të pasticerisë në bazë të recetave të përgatitura nga Menaxheri i Departamentit.
Detyrat
Të njohë shumë mirë procedurat e përgatitjes së ëmbëlsirave të ndryshme sipas recetave;
Të ketë iniciativë për të prodhuar ëmbëlsira të ndryshme edhe në mungesë të përgjegjësit të departamentit;
Të kontrollojë produktin para se ta nxjerrë në banak;
Të marrë pjesë në inventaret e departamentit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në banak dhe frigorifer;
Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standartet e përcaktuara;
Kualifikimet
Kërkesat:
a.Edukimi: Të ketë kryer kurse të formimit profesional në këtë fushë;
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2 vjet).
c.Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri mbi produktet e brumit specifikisht ëmbëlsirat;
d.Aftësi të tjera:
Aftësi shumë të mira komunikimi;
Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës;
Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
Shënime
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV:
1. Me E-mail: hr@mercato.al
2. ose kontaktoni 069 40 22 492
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania