MERCATO ITALIA pjesë e MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, po kërkon të punësojë:
Punonjëse Banaku tek të freskëtat
Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi; Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.
Detyrat
Detyra dhe Përgjegjësi:
Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar që etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.
Kualifikimet
Kërkesat
a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme;
b.Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të ngjashme pune;
c. Aftësi të tjera:
-Aftësi për të punuar në skuadër;
-Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
-Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune;
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV:
1. Me E-mail: hr@mercato.al
2. ose kontaktoni 069 40 22 492